Europa perëndimore fiton luftën për talentet e reja
Sunday, 07 September 2008 21:39

Një studim i fundit ka dalë në përfundim se pjesa më e madhe e studentëve që mbarojnë një Master (MBA) në një nga shkollat më të mëdha botërore kërkojnë të punojnë më mirë në Europën perëndimore se sa në një vend tjetër.

Studimi i bërë nga Hill& Kjowlton tregon se 80% e studentëve tentojnë të shkojnë në Europën e vjetër. Ndërkohë pjesa tjetër kërkon Amerikën Veriore, disa Azinë dhe Kinën.

Është e kuptueshme se kërkesat janë shumë të ulëta për vendet jostabile si Lindja e Mesme, Rusia dhe Afrika. Ajo që i tërheq më shumë studentët drejt Europës perëndimore është cilësia e jetesës.

Paul Taaffe, shef i Hill & Knoëlton, thotë se studimi tregon se studentët e trajnuar në kompani të mëdha si ËorldCom ose Enron kërkontë të punojnë në kompani të mëdha. “Është e qartë se talentet kërkojnë më shumë se sa kompasim dhe jetesë të qetë” – thotë ai. Sipas tij kompanitë me reputacion të vogël e kanë shumë të vështirë të gjejnë dhe të mbajnë në punë talentet e reja.

Po ashtu nga studimi ka rezultuar se talentet kërkojnë tu shmangen kompanive që janë me bazë familjare ose qeveritare. Kompanitë e ilaçeve, duhanit dhe alkoolit tentojnë të tërheqin drejt vetes talentet më të mira.

Europës i janë dashur kohë për të kuptuar fuqinë dhe mundësitë që të jep korporata. Kontinenti i vjetër tani tenton të tërheqë trurin më të mirë dhe talentet në menaxhim. Në krye qëndron kompania Nestle, e cila me sllogain e saj ‘ushqim i mirë, jetë e mirë’ ka tërhequr gjeneratën e re të MBA-së.

Comments (0)add comment

Write comment
smaller | bigger

busy