Tregoju shokeve per kete faqe


Faza e tretë, kuotat bosh për secilën degë në universitete
Thursday, 16 October 2008 10:51
Ministria e Arsimit dhe e Shkencave ka shpallur të hapur fazën e tretë të shpërndarjes në universitete, duke publikuar kësisoj edhe vendet bosh për secilën degë në fakultete. Në ndryshim nga viti i kaluar, dikasteri i arsimit ka vendosur që, për degët e plotësuara në dy raundet e para, të shtojë 5 kuota bosh. Në të gjitha universitetet publike, numërohen me shtesat e fundit të shtuara nga MASH-I, rreth 3 800 vende bosh.

Në universitetin e Tiranës, kadidatët që do të aplikojnë për të marrë pjesë në fazën e tretë, do të kenë në dispozicion 518 vende, ku numrin më të lartë të kuotave bosh do ta ketë Fizika me 68 të tilla, si dhe Gjuha Spanjolle me 30 të vende. Kuota bosh në numër të lartë do të ketë edhe për filialet në rrethe. Në degën e Infermierisë së Përgjithshme në Kukës, në dispozicion të kandidatëve, do të jenë 60 kuota, ndërsa në Filialin Administrim-Biznesi në Sarandë, gjenden 30 kuota.
Comments (3)add comment

JANIE30Benson said:

That is perfect that people are able to receive the business loans moreover, this opens up completely new opportunities.
August 17, 2010

Blerimi said:

po pra te dim cdeg ka bosh tani per formualret A3??
October 10, 2009

olger prifti said:

si mund te gjej sa kuota bosh ka nje dege x?
September 21, 2009

Write comment
smaller | bigger

busy