Thuhet se Irlanda, kur nisi rrugtimin per t'u bere pjese e Bashkimit Europian, nje pjese te konsiderueshme te financimeve i destinoi si investime ne arsim, per te rritur cilesine e shkollimit ne vend. Veprim shume i mençur dhe largpames. Sot nuk ka asnje qe te mos jete i qarte se investimi ne arsim eshte investim kapital afatgjate. Dhe, si jemi shprehur here te tjera ne "Monitor", investimi ne arsim eshte i tille, qe nuk mund te toleroje "kthim negativ" per shoqerine. Perndryshe rrezikojme falimentimin. Çeshtja behet me delikate kur flasim per arsimin e larte ose universitar. Eshte ky nivel i edukimit, qe krijon forcen e punes te pershtatshme apo te afte te zhvilloje cilesisht ekonomine, shkencen dhe shoqerine shqiptare ne teresi, dmth ta shnderroje Shqiperine ne vend te zhvilluar.
Ne vitet e fundit arsimi i larte eshte liberalizuar. Eshte liberalizuar ofrimi i sherbimit universitar, duke lejuar çeljen e mjaft universiteteve private, por edhe duke zgjeruar me filiale ato publike. Eshte liberalizuar, gjithashtu, hyrja ne universitet. Numri i studenteve qe jane pranuar ne universitetet publike eshte rritur konsiderueshm. Sipas nje spoti publicitar te qeverise shqiptare, liberalizimi i arsimit te larte perben nje arritje te reformes arsimore dhe ka luftuar korrupsionin ne shkollat e larta. E vertete! Keshtu eshte! Por duket se liberalizimi universitar nuk ka ndalur ketu. Ka vijuar me tej, duke "liberalizuar" procesin mesimor.
E thene me drejtperdrejt, cilesia e procesit mesimor po bie. Trupa pedagogjike eshte vene nen presionin e perditshem te nje turme studentesh me formim te cunguar, qe hyn lehtesisht ne shkollen e larte. Po kaq lehtesisht kjo pjese e studenteve kerkon edhe te dale e diplomuar nga shkolla e larte. Dhe dukshem diplomimi kerkohet pa investimin me te vogel per te mesuar dhe per t'u edukuar. Mesimi ne fakultet po shnderrohet ne monolog te pedagogve. E ke te veshtire te paraqesesh tek studentet kerkesat me normale per oren e mesimit. Nje pjese jo e pakte e tyre e konsiderojne auditorin si mjedisi i radhes, i ndryshem nga nje kafene per te kaluar disa ore mes bisedash. Çfaredo te beje pedagogu i shkrete nuk ka asnje instrument qe kesaj mase studentsh t'ia beje interesante oren e mesimit. Sigurisht ne epoken e liberalizimit ka edhe pedagoge qe oren e mesimit e konsiderojne si nje rutine, qe u jep rrogen. Megjithate, nder studente eshte gjeresisht e perhapur bindja se e kane te sigurt diplomimin e per pasoje e konsiderojne te parendesishem procesin e nxenies.
Ky presion i perditshm ne auditore ne jo pak raste eshte shnderruar ne protesta studentore me kerkesa qe pa frike mund t'i quajme absurde. Rasti me i fundit eshte protesta e studenteve kunder rregullores ne Universitetin e Vlores. Per hir te se vertetes rregullorja e ketij Universiteti eshte nder dokumentet me normal dhe me te logjikshem qe mund te hartohet per te rregulluar dhe disiplinuar procesin mesimor e per te sjelle cilesi ne te. Per fat te keq, ne realitet liberalizimi i shkolles se larte eshte konsideruar si shpartallim i procesit mesimor. Situata nuk ndryshon, pavaresisht nese gjendesh ne auditoret e universitetit publik apo atij privat. Vetem se ne kete te fundit pedagogu perballet edhe me arrogancen e studentit, qe pasi ka paguar shuma te konsiderueshme parash per shkollen, e konsideron te blere diplomen dhe ... pedagogun. Eshte koha e rezistences ndaj ketij shpartallimi. Liberalizimi i hyrjes ne shkolla te larta dhe i çeljes se shkollave te larta, nese do te perfundoje edhe ne liberalizim te plote te procesit mesimor, do te shnderrohet ne nje investim te humbur per shoqerine shqiptare. Kjo do te na kushtoje jo pak, por te ardhmen tone.
Burimi: Revista Monitor