Tregoju shokeve per kete faqe


Juridiku, pezullohen pa afat studimet
Wednesday, 19 November 2008 11:08

Universiteti i Tiranës, letër kryeministrit: “Shpejtoni aktin e ekspertimit për godinën e Fakultetit të Drejtësisë”Studentët kanë bojkotuar leksionet, deri në zgjidhjen e problemit të godinës, e cila është në gjendje skandaloze

Nuk do të ketë mësim deri sa kushtet në auditoret e Fakultetit Juridik të jenë përmirësuar. Studentët e Drejtësisë kanë ndërrmarrë ditën e djeshme një tjetër masë ekstreme, në shenjë proteste ndaj situatës së krijuar në godinën ku ata ndjekin studimet. Pasi kanë pezulluar për një orë leksionet, të premten e kaluar 1350 studentë që ndjekin studimet në këtë fakultet kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin pa afat, deri në zgjidhjen e problemit.

Vendimit të studentëve i janë bashkuar ditët e fundit edhe pedagogë të fakultetit, të cilët kanë përkrahur bojkotin si mjet i domosdoshëm për të bërë të mundur lëvizjen e instancave përkatëse përgjegjëse. Për situatën e krijuar në Fakultetin Juridik, vetëm pak ditë më parë, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Sali Berisha.

Në shkresën, e cila mban datën 13 nëntor 2008, rektori Kule kërkon ndihmën e kreut të Këshillit të Ministrave, për të ndërhyrë pranë Prokurorisë së Tiranës për të bërë të mundur në këtë rast përshpejtimin e aktit të ekspertimit të ndërrmarrë nga ky organ në godinën e Drejtësisë.

Në shkresën, e cila disponohet nga gazeta “Shekulli”, rektori i UT-së bën me faj për gjendjen skandaloze, në të cilën ndodhet godina e Fakultetit të Drejtësisë, por edhe ajo në Fakultetin e Shkencave Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave. Në muajin tetor, rektorati i Universitetit të Tiranës, ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kërkon ndjekjen ligjore të firmës që ka kryer punimet në godinën e Shkencave Sociale, e cila më pas ka sjellë probleme teknike në katet përdhe, ku ndodhen auditorët e Fakultetit Juridik.
Po kështu, Rektorati i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë të dërgojë në Fakultetin Juridik një grup specialistësh, të cilët do të bëjnë të mundur kryerjen e ekspertimit teknik të godinës. Shkresa e mbërritur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, duket se e ka lënë të pakënaqur rektoratin e UT-së.

Në përgjigjen e saj, organi i prokurorisë bën me dije se “grupi i ekspertëve, i ngarkuar për kryerjen e ekspertimit teknik ka depozituar njoftimin se akti i ekspertimit, për arsye objektive nuk mund të përfundojë para afatit tremujor”. Për këtë arsye, po sipas Prokurorisë, hetimet rreth kësaj çështjeje, detyrimisht zgjasin tej afatit të përfundimit të aktit të ekspertimit teknik.

Zgjatja pa fund e hetimeve dhe kushtet jo të mira në të cilën gjendet godina ku studiojnë rreth 1 300 studentë, ka bërë që drejtuesit e Univerisitetit të Tiranës të kërkojnë me ngulm nxjerrjen e aktit të ekspertimit. “Në këto kushte, duke parë se situata në godinë është alarmante për shkak të fluksit të madh të studentëve që përballojnë të dy fakultetet, si edhe rrezikut që paraqet qëndrueshmëria e godinës, duke mos dashur që të gjendemi përpara pasojave të parikuperueshme, kërkojmë ndihmën tuaj që grupi i ekspertëve teknikë të prononcohet, nëse në këto kushte është i mundur përdorimi i mëtejshëm i godinës”, - thuhet në shkresën për ndihmë, drejtuar kryeministrit.

Pesë ditë më parë, Universiteti i Tiranës vendosi shtyrjen e zhvillimit të procesit mësimor në të dy fakultetet, deri sa organet kompetente të jepnin një vendim të prerë, nëse është i mundur ose jo përdorimi i mëtejshëm i godinave, ndërsa tashmë, studentët i kanë dhënë vetë zgjidhje problemit. Ata kanë bërë fakt bojkotimin e studimeve, ndërkohë që nuk dihet se për sa kohë do të vazhdojë të jetë kjo situatë, aspak e pëlqyeshme.

Burimi: Gazeta Shekulli

Comments (5)add comment

nevi said:

pershendetje!nuke di a jam jasht kesaj teme por doja te dija kur fillojne regjistrimet per partime dega juridik dhe si jane kriteret qe duhet te plotesosh,faleminderit
November 17, 2009

admin said:

Ju lutemi postoni ne forum pyetjet tuaja. Sa te marrim nje pergjigje do te postohet aty.

flmn
December 02, 2008

alma said:

te pakten te na informojne,se ne studentet u lodhem duke pritur
December 02, 2008

olta said:

eshte vendosur gje per fillimin e mesimit ne juridik.nuk kemi asnje lajm jemi ne pritje.
December 02, 2008

Enika said:

Si studente dhe nje ish fituese e jurudikut ne Tr, ( per arsye objektive ndoqa Sc.Pol e international relations ne Rome) them se ajo cfare kolege te mij studente po kerkojne eshte kushti minimal dhe e drejta per te ndjekur ne menyre dinjitoze leksionet.Eshte per t'u ardhur keq qe probleme te ketij lloji te ekzistojne ne universitetin kryeqytetas ne Shqiperi.
Solidaritet kundrejt kolegeve kritike e burokracise ne vend.
November 21, 2008

Write comment
smaller | bigger

busy