|
Ora 22.04, shperthen ora e Ainshtajnit |
|
Wednesday, 29 October 2008 01:15 |
|
Mos shkoni asnjëherë të flini shumë shpejt në darkë, pasi ai është momenti me i mirë i prodhimtarisë mendore.
Sipas një studimi, orët pas darkës janë momentet më të mira, ku kreativiteti dhe gjenialiteti arrijnë majat.
Me pak fjalë nëse doni të shpërtheni Ainshtajnin që është brenda jush, momenti më i përshtatshëm ështe ora 22.04. Por kjo nuk është e gjitha, vendi më i mirë për të nisur gjenialitetin tuaj është pikërish kabina e dushit.
Ndërsa momenti më kritik është pasditja ekzaktësisht ora 16.33, këto janë momentet ku energjia krijuese është në nivelet më të ulta.
Sipas studiuesit kjo është ora më e predispozuar pasi bëhet jashtë ambienteve të punës. Të eksperimentosh një ambient të ri si p.sh: një udhetim, larg shtëpisë apo zyrës, të con në një formulim më të lehtë të ideve të reja.
Për fat të keq momenti gjenial është kapricoz, ashtu si vjen ai mund edhe te ikë e rëndësishme është të mbash shënime të menjëhershme.
4 persona në në 5 mbështesin idenë që nëse e shenon në moment idene që të ka ardhur nuk e humb më.
Gratë janë më të zonja nga burrat për të kapur dhe ruajtur idetë e tyre krijuese. Kërkimi ka zbuluar se një grua është më e predispozuar për të regjistruar idetë e tyre
 |