Tregoju shokeve per kete faqe


Panairi i Librit, Berisha: Mbështetje për librin
Tuesday, 18 November 2008 01:12

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe Ministri i Kulturës Pango ka marrë pjesë sot në edicionin e 11-të të Panairit të Librit. Berisha ka vizituar nga afër stendat e shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair.

TIRANE- Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në edicionin e 11-të të Panairit të Librit. Kreu i qeverisë ka vizituar stendat e shtëpive botuese, pjesmarrëse në panair. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe ministri i Kulturës Pango, Berisha ka ndaluar në stendat duke blerë edhe disa nga titujt e ri në treg. Kryeministri gjatë vizitës në panair ka biseduar me botuesit të cilëve iu ka premtuar përkrahjen e qeverisë së tij.

Kryeministri Berisha pas vizitës në panair ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve. Shkrimtari Shkëlzen Balla mori çmimin “Odise Grillo” për librin më të mirë për fëmijë titulluar “Kush banon te syri“. Çmimi paraqitja më e mirë apo stenda më e mirë iu akordua shtëpisë botuese Idear. ndërsa Ardian Klosi mori çmimin përkthyesi më i mirë. Kreu i qeverisë i dha shkrimtarit Visar Zhiti, çmimin kryesor të kësaj ceremonie, shkrimtari më i mirë i vitit. Edicioni i 11-të i panairit të librit do të qendrojë i hapur deri më datë 18 nëntor.

Burimi: news24/balkanweb

Comments (0)add comment

Write comment
smaller | bigger

busy