Panairi i Librit mbyllet me sukses te dyfishte
Wednesday, 19 November 2008 10:56
Ka perfunduar Panairi i 11-te i librit “Tirana 2008”, sipas organizatoreve, me me shume vizitore se te gjitha vitet e tjera. Numri i librave te shitur gjate ketyre 5 diteve kapi shifren prej 150 mije copesh.

Pra me shume se dyfishi, duke u krahasuar me 60 mije librat e shitur ne edicionin e kaluar. Te ardhurat e ketij viti nga shitjet, mendohet te jene rreth 70 milione leke. Ne baze te statistikave jo teresisht te sakta, gjithsesi sipas organizatoreve, perqindja e shitur e librave me autore shqiptare ka qene e njejte me ata te autoreve te huaj. Edhe botimet per femije kete vit jane blere me shume. Kjo si pasoje edhe e organizimit te vizitave masive te shkollave ne panair. Libri me i shitur mendohet te jete, “Kush e sundon boten”, i Jim Marrs.


Emra te njohur te letrave te huaja dhe shqiptare ishin te ftuar kete vit. Nga te huajt dominuan italianet, njeri prej tyre Alberto Bevilacqua, ndersa nga shkrimtaret vendas Ismail Kadare. Por edhe perfaqesues te qeverise vizituan panairin. Presidenti Topi e celi ate. Ndersa kryeministri Berisha dhe ministri i Kultures, Pango moren pjese ne ndarjen e cmimeve te edicionit te 11-te.


Visar Zhiti, shkrimtari i vitit me vellimin me tregime ”Shekull tjeter”, Perkthyesi i vitit, Ardian klosi me “Antologjia e tregimit te gjuhes shqipe”, Ideart Stenda me paraqitjen me te mire, “Kolana e vepres” se Sami Frasherit si e realizuara me mire grafikisht dhe Shkelzen Niman Zalli, si autori me i vleresuar per femije me librin, “Kush banon te syri”.

Kete vit ne panair u paraqiten 160 shtepi botuese ne rreth 100 stenda. I vendosur ne tre katet e pallatit te Kongreseve, Panairi i 11-te i librit mendohet te jete me i madhi dhe me i kushtueshmi i te gjitha
Comments (1)add comment

Forim said:

kam problem me kimijen
December 29, 2009

Write comment
smaller | bigger

busy